Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas medaljeve evropiane, Krasniqi synon Olimpiadën

Për herë të tretë rresht Arti Krasniqi ka fituar pa ndonjë vështirësi maratonën e notit në Batllavë, që u mbajt fundjavën e kaluar. 18-vjeçari që karrierën e zhvillon në Gjermani, në cak arriti tetë minuta para përcjellësit të parë. Ai 4.2 kilometra i notoi për 51 minuta e 39 sekonda, ndërsa i dyti pati kohë prej 59.50 minuta, shkruan sot Koha Ditore.

Arti garën më të gjatë të notit në Kosovë e ka fituar edhe në vitet 2015 e 2016. Këtë vit, njëjtë si në dy vjetët e kaluara, ka nderuar maratonën e Batllavës pasi ka arritur suksese të mëdha në Gjermani dhe duke prezantuar Gjermaninë. Ai aktualisht vlerësohet notari më i mirë nga Kosova dhe thuajse i vetmi që ka gjasa të mira për të fituar normë për Lojërat Olimpike "Tokio 2020".

Arti Krasniqi, që është nga një familje notarësh nga Mitrovica, muajin e kaluar duke e përfaqësuar Gjermaninë fitoi dy medalje në kampionatin evropian në ujëra të hapura, për grupmoshën e juniorëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.