Notarët kosovarë kanë vazhduar me rezultate të pritura në ditën e katërt të Evropianit për seniorë që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Të enjten garuan Arti Krasniqi, Olt Kondirolli e Jona Beqiri.
Arti e Olti garuan në 200 metra stil të lirë. Arti ishte i 73-ti me kohë 1:58.03 minuta, ndërs Olti i 75-ti me kohë 2:00.45 minuta.
Garën e përfunduan 76 notarë, ndërsa pas Oltit mbeti vetëm Paolo Priska i Shqipërisë.
Arti Krasniqi ishte për 11.73 sekonda më i ngadaltë se fituesi i kualifikimeve. Ndërsa Olt Kondirolli kishte kohë më të ngadaltë se fituesi prej 14.15 sekonda.
Edhe
Me një përjashtim, notarët kosovarë të fundit në garat e ditës së parë të Evropianit
Sipas Federatës së Notit të Kosovës koha e Kondirollit është rekord i Kosovës për juniorë.
Ndërkohë Jona Beqiri garoi në 100 metra shpinë. Kishte kohë prej 1:10.98 minuta. Ishte e fundit, përkatësisht e 48-ta. Vonesa e saj me fituesen e kualifikimeve ishte 11.66 sekonda.