Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi fiton dy medalje evropiane për Gjermaninë

Derisa notarët nga Kosova e kanë thuajse të pamundur të shmangin pozitat e fundit në gara të mëdha, është një notar kosovar që po fiton medalje të rëndësishme për Gjermaninë.

Bëhet fjalë për Arti Krasniqin, që në fundjavë fitoi dy medalje në kampionatin evropian për juniorë në not në ujëra të hapura. Krasniqi të shtunën fitoi medaljen e bronztë në 10 kilometra not, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pati kohë prej 1:52:01 orë. Mbeti vetëm rreth tre sekonda prapa francezit Logan Fontaine, që fitoi medaljen e artë dhe italianit Pasquale Sanzullo, që ishte i dyti. Garuan gjithsej 34 notarë.

Kampionati evropian për juniorë në ujëra të hapura është mbajtur prej së premtes deri të dielën në Marseille të Francës. Në 10 kilometra kanë garuar notarët me moshë 18 e 19 vjeç. Gara janë zhvilluar edhe për notarët 16 e 17 vjeç në 7.5 kilometra dhe ata 14 e 15 vjeç në 5 kilometra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.