Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Notari i Kosovës i 30-ti në Evropian

Notari Arti Krasniqi ka përfunduar i 30-ti në kampionatin evropian që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi mori pjesë në disiplinën 10 kilometra në ujëra të hapura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai garën e përfundoi për një orë, 55 minuta, 52 sekonda e katër të qindtat.

Ai mbeti prapa fituesit 4 minuta, 21 sekonda e tetë të qindtat.

Medaljen e artë e fitoi italiani, Gregorio Paltrinieri.

Krasniqi ka shpresë për të fituar normë për Lojërat Olimpike që mbahen këtë verë në Tokio.

Por, ky rezultat i së enjtes nuk lë shumë shpresë se Krasniqi mund të fitojë normë olimpike.

Në fund të këtij muaji, Krasniqi e ka edhe një garë tjetër të rëndësishme.

Ai do të garojë në Fukouka të Japonisë, garë që është kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.