Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas dhjetë vjetësh, Ibra s’është më i miri në Suedi

Seria e dhjetë titujve si më i miri në Suedi për Zlatan Ibrahimoviqin ka marrë fund të hënën.

Mbrojtësi i Krasnodarit Andreas Granqvist është zgjedhur futbollisti më i mirë i Suedisë për vitin 2017.

Ibrahimoviqi, që u pensionua nga kombëtarja pas Euro 2016, kishte marrë këtë trofe nga viti 2007 deri më 2016. Asnjë futbollist tjetër nuk kishte arritur ta fitojë atë më shumë se dy herë.