Kampionia në fuqi, Sigal Prishtina, është pranë shkurorëzimit, por zyrtarë të saj insistojnë se ende asgjë nuk ka përfunduar sa i përket titullit të kampionit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.
Sigal Prishtina ka humbur dy ndeshjet e para të serisë finale të plejofit përballë Bashkimit. Skuadrës prizrenase i duhet edhe një fitore për të fituar titullin e parë në histori të klubit dhe këtë ka mundësi ta arrijë të shtunën në ndeshjen e tretë të serisë që luhet në kryeqytet, shkruan sot Koha Ditore.
Te Sigali refuzojnë të dorëzohen dhe madje thonë se serinë do ta çojnë në pesë ndeshje, e cila do të luhej në Prishtinë. Por kjo ndeshje ka mundësi të mos vijë fare.
Zyrtarët e skuadrës bardhekaltër pranojnë se largimi i të huajve ka ulur nivelin e cilësisë në skuadër. Drejtori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, thotë se kjo është bërë për dy arsye: për shkak të cilësisë së dobët të ligës dhe për të kursyer buxhetin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Vazhdon pritja e Prishtinës për titull tjetër të kampionit
-
Humbjet që sollën “lëkundje” te Prishtina në fazën vendimtare
-
Ndonëse janë në pozitën e parafundit, te Prishtina janë të bindur në titull të kampionit
-
Bashkimi ia mësyn Prishtinës për titullin historik
-
Prishtina e Bashkimi kërkojnë të shmangin gabimet e ndeshjes së parë