Sport

Pas 40-vjetësh gratë iraniane marrin pjesë në stadium, Irani fiton 14-0

Foto: Goal

Pas katër dekadave, për herë të parë gratë iraniane morën pjesë në stadium për të shikuar ndeshjen e Përfaqësueses Kombëtare të Iranit kundër Kamboxhias në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Këtë ndeshje, Irani e ka fituar me rezultat të thellë 14 - 0, transmeton Koha.net.

“Për herë të parë pas 40-vjetësh, grave iraniane u është lejuar të hyjnë në stadium për të shikuar lojën e Përfaqësueses Kombëtare të Iranit”, ka shkruar “Goal.com” në një postim në Facebook.