Në ditët e ndeshjeve të përfaqësueses, gratë iraniane kanë qëndruar në shtëpi ose ndeshjen e kanë shikuar nëpër kafene e qendra tregtare, por kjo gjë pritet të ndryshojë nga ndeshja e ardhshme.
Pas disa dekadash, grave u është mundësuar pjesëmarrja në stadium për ndeshjen që Irani do ta zhvillojë kundër Kamboxhias më 10 tetor në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Derisa gratë e huaja kanë pasur qasje të kufizuar në ndeshjet futbollistike, ato iraniane e kanë pasur të ndaluar hyrjen në stadiume që prej vitit 1979, transmeton KTV. Muaj më parë një grua u vesh si burrë për të shikuar ndeshjen e kur ajo nuk u lejua të hynte në stadium, kalli veten para tij në shenjë proteste.
Vdekja e saj ngjalli reagime të mëdha në botë dhe shtyu shtëpinë e futbollit FIFA që të reagonte ndaj autoriteteve iraniane që miratuan kërkesën për pjesëmarrjen e grave. Por, konservatorët fetarë në Iran kanë bërë thirrje për shkarkimin e ministrit të Sportit, për shkak të vendimit për gratë.
-
Tifozet iraniane do të lejohen të shikojnë ndeshjen eliminatore për Botëror
-
Gratë ndjekin një ndeshje futbolli në Iran për herë të parë në 40 vjet
-
Irani rrezikon përjashtimin nga Botërori
-
Pas 40-vjetësh gratë iraniane marrin pjesë në stadium, Irani fiton 14-0
-
Irani lejon gratë në stadium për ndeshjen kualifikuese