Irani fitoi derbin kundër Irakut në Teheran dhe u bë përfaqësuesja e parë nga konfederata aziatike e futbollit që siguron kualifikimin në Botërorin “Katari 2022”.
10-mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Azadi” në Teheran, ndërsa edhe gratë u lejuan të futen në stadium për ta parë nga afër një ndeshje futbolli pas afër tre vjetëve.
Irani, lider i Grupit A, e siguroi fitoren falë golit të shënuar nga Mehdi Taremi në minutën e 48-të.
Irani tani ka 10-të pikë më shumë se vendi i tretë në Grupin A të kualifikimeve aziatike për Botërorin e këtij viti. Maksimalisht mund të fitohen edhe nëntë pikë, pasi kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar.
Irani kualifikohet në një Botëror për herën e gjashtë në ngjarjen më të madhe të futbollit.
Deri tani në Botëror janë kualifikuar: Gjermania, Danimarka, Brazili, Belgjika, Franca, Anglia, Kroacia, Spanja, Serbia, Zvicra, Holanda, Argjentina. Ndërkohë, Irani i bashkohet nikoqirit të Botërorit, Katarit.
-
Grupi B: Irani gati për Botëror me gjithë trazirat në shtëpi
-
Eliminimi “zemërthyes” i Iranit, pa humbje të pësuar në Botëror
-
Irani luan me Zelandën e Re në ndeshjen me “ngarkesë politike”
-
Irani thotë se biletat e tifozëve për ndeshjet e Botërorit i janë anuluar
-
Irani siguron vizat për të hyrë në SHBA