Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partizani me fitore të rëndësishme në Letoni

Partizani i Tiranës ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të enjten mbrëma në stadiumin “Skonto” të Valmieras në Letoni, Partizani fitoi me rezultatin 2:1. Gustavo Silva shënoi për vendësit pas gjuajtjes së fuqishme në minutën e 27-të.

Tedi Cara në minutën e 58-të barazoi shifrat në 1:1, pas asistimit të Arinaldo Rrapajt. Rrapaj në minutën e 78-të më pas realizoi për golin e fitores me gjuajtje nga distanca. Ai shfrytëzoi edhe rrëshqitjen e portierit vendës dhe i dha fitore të rëndësishme Partizanit në udhëtim.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Fituesi i këtij dueli kalon në plejofin e Ligës së Konferencës, ku do të luajë me humbësin e ndeshjes Astana – Ludogorets, që luajnë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Artikuj të ngjashëm