Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partizani e Struga po avancojnë pas pjesës së parë

Partizani i Tiranës dhe Struga janë në avantazh pas pjesës së parë në ndeshjet e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Partizani është në epërsi 1:0 ndaj Valmieras së Letonisë, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në Shqipëri. Golin e vetëm në këtë pjesë për Partizanin e shënoi sulmuesi Tedi Cara. Ai e zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të nga penalltia.

Me këtë rezultat, Partizani me një këmbë është në fazën e plejofit pasi në duelin e parë të luajtur në Letoni ka triumfuar 2:1 ndaj Valmieras.

Me rezultatin 1:0 po avancon edhe Struga në ndeshjen që po e luan në Luksemburg kundër skuadrës Sëift Hesperange. Besart Ibraimi ka kaluar në epërsi Strugën me golin e shënuar në minutën e 17-të. Prej minutës së 15-të, Struga po luan me një futbollist më pak në fushë pasi sulmuesi Marjan Radeski u përjashtua pas ndëshkimit me karton të kuq.

Struga e ka fituar ndeshjen e parë në Maqedoninë e Veriut javën e shkuar me rezultatin 3:1.