St. Pauli ka udhëhequr ndaj Union Berlinit, por nuk ia doli të fitoi në fund. Union Berlini fitoi 2:1 të martën mbrëma dhe kështu avancoi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Te St. Pauli, Leart Paqarada e kompletoi ndeshjen në krahun e majtë të mbrojtjes. Futbollisti kosovar madje ishte kapiten i skuadrës.
Daniel-Kofi Kyereh shënoi nga një goditje dënimi për rezultatin 1:0 në të mirë të St. Paulit. Ai shënoi në minutën e 21-të.
Por në fund të pjesës së parë rezultati u barazua në 1:1. Sheraldo Becker barazoi shifrat në minutën e 46-të. Ndërsa golin e fitores për Unionin e shënoi rezervisti Andreas Voglsammer në minutën e 75-të.
Union Berlini garon në Bundesligë. Ndërsa St. Pauli bën gara në kategorinë e dytë gjermane.