Leart Paqarada ka vazhduar formën e mirë në Bundesliga 2.
Futbollisti i Kosovës, të premten mbrëma fitoi me St. Paulin në duelin kundër Heidenheimit në kuadër të xhiros së 27-të të rangut të dytë të futbollit gjerman.
St. Pauli në fakt fitoi me rezultatin 1:0, dhe Paqarada dha kontribut me asistim.
Ai harkoi për mrekulli në golin e vetëm të ndeshjes që u shënua nga Daniel-Kofi Kyereh, në minutën e 67-të.
Ishte asistimi i nëntë në kampionat për 27-vjeçarin që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, derisa ka edhe dy gola të shënuar.
St. Pauli është lider në Bundesliga 2 me 51 pikë në 27 ndeshje. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Darmstadti dhe Werder Bremeni me nga 48 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Edhe
Paqarada kontribuon në fitoren e St. Paulit
Paqarada mungoi në listën e përzgjedhësit të ri të Kosovës, Alain Giresse, për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.
— FCSP Analytics (@FCSPanalytics) March 18, 2022