Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Paqarada me Kolnin avancojnë në çerekfinale të Kupës

Leart Paqarada

Leart Paqarada ka avancuar me Kolnin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. 

Të mërkurën në mbrëmje, Kolni e eliminoi Hertha Berlinin në ndeshjen dramatike, pas fitores 2:1, pas vazhdimeve. 

Sfida u vendos në minutën e 121-të kur shënoi Dejan Ljubiçiq nga penalltia. 

Mbrojtësi i Kosovës u inkuadrua nga minuta e 62-të. 

Në çerekfinale të mërkurën është kualifikuar edhe Wolfsburgu pasi fitoi 3:0 ndaj Hoffenheimit.