Asistimi i Leart Paqaradës nuk i ka mjaftuar skuadrës së St. Paulit që të marrë fitore në ndeshjen e fundit. Të shtunën, St. Pauli barazoi me Werder Bremenin 1:1, në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës 2.
Paqarada asistoi për herën e 11-të në të gjitha garat sivjet, në 33 ndeshje të luajtura. Ai ka edhe tri gola të shënuar. Kundër skuadrës së fëmijërisë, Paqarada asistoi në minutën e 43-të për Daniel-Kofi Kyereh. Paqarada ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen.
St. Pauli pas 29 ndeshjeve ka 52 pikë, ndërsa Schalke dhe Werder Bremeni kanë nga një pikë më shumë.
Artikuj të ngjashëm