Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqarada ka lëndim muskulor, nuk luan këtë vit

Leart Paqarada

Leart Paqarada ka pësuar lëndim të rëndë muskulor, që do ta lërë atë jashtë fushës për këtë vit. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Koelnit. Futbollisti i Kosovës që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, 29-vjeçari Paqarada, u lëndua në ndeshjen e fundit të Koelnit kundër Mainzit që përfundoi pa gola.

Paqarada ka zhvilluar 14 ndeshje në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë në edicionin aktual, por nuk ka kontribuuar me gol apo asistim. Ai karrierën e nisi te të rinjtë e Leverkusenit dhe Werder Bremenit, ndërsa ka luajtur për Sandhausenin dhe St. Paulin.

Koelnit iu bashkua në verën e këtij viti dhe po e zhvillon edicionin e parë në elitën e futbollit gjerman.