Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqarada asiston në fitoren e St. Paulit

Leart Paqarada, krahas dy golave të shënuar më herët, e ka regjistruar asistimin e shtatë në Bundesliga 2.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 24-rt, St. Pauli fitoi në udhëtim te Ingolstadti me rezultatin 3:1.

Paqarada asistoi për danezin Simon Makienok, i cili e shënoi golin e tretë dhe të fundit në ndeshje në minutën e 55-të.

Futbollisti i Kosovës u zëvendësua në minutën e fundit të ndeshjes.

Te Ingolstadti ndeshjen e kompletoi Visar Musliu, kurse Valmir Sulejmani u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të.

Edhe Portieri Ramaj asiston në fitoren e rëndësishme Futboll 3 muaj më parë Portieri Ramaj asiston në fitoren e rëndësishme

St. Pauli pas 24 ndeshjeve ka 44 pikë. Ingolstadti është i fundit me 15 pikë.

https://streamja.com/jepkV?fbclid=IwAR3kTZaIYsQ_od6yMcaXTCuSyqZWq-P6pn8fDp8AShN3fTA-ZX1c48LTpG4