Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Papu Gomez rikthehet në Serie A, i bashkohet Monzas

Mesfushori i Argjentinës, Papu Gomez është rikthyer në Serie A.

Gomez, të premten është prezantuar te Monza.

35-vjeçari ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër me ekipin italian.

Ai te Monza është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fillim të këtij viti shkëputi kontratën me Sevillan.

Gomez e njeh mirë kampionatin italian, pasi për 7 vjet ishte pjesë e skuadrës së Atalantas, përpara se të largohej për t’iu bashkuar Sevillas në vitin 2021.

Ai në Itali për tri edicione ka luajtur edhe te Catania, ndërsa në Evropë ka bërë karrierë edhe te Metalisti i Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm