Aventura e mesfushorit Papu Gomez ka marrë fund ende pa përfunduar mirë te Monza. Ekipi italian të premten ka konfirmuar suspendimin dyvjeçar të argjentinasit për shkak të dopingut.
Gomez kishte dështuar në testin e dopingut derisa ishte pjesë e Sevillas, ndërsa suspendimi i tij është konfirmuar të premten.
35-vjeçari para tri javësh iu bashkua Monzas si lojtar i lirë, pasi muaj më parë e shkëputi kontratën me Sevillan. Ai me ekipin italian firmosi kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit, ndërsa ka regjistruar edhe dy paraqitje në Serie A.