Sport

Panucci fillon me fitore te Shqipëria

Christian Panucci e ka filluar me fitore punën e tij si përzgjedhës i Shqipërisë.

Kuqezinjtë në “Elbasan Arena” mposhtën Lihtenshtajinin me rezultat 2 me 0.

Golat për ekipin e Panuccit i realizuan Odise Roshi dhe Ansi Agolli.

Me pikët e reja Shqipëria mbetet në pozitën e tretë me 12 pikë. Para saj janë Spanja dhe Italia me 16 pikë.