Italia ka shpërthyer në pjesën e dytë për fitore të thellë ndaj Estonisë.
Të premten mbrëma italianët e fituan 5:0 ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.
Moise Kean shënoi golin e parë në minutën e 58-të. Mateo Retegui shënoi në minutën e 69-të dhe 89-të, Giacomo Raspadori realizoi në minutën e 71-të, ndërsa Alessandro Bastoni në minutën e 92-të.
Kjo ishte ndeshje debutues për Gennaro Gattuson në postin e selektorit të Italisë.
Italia ka shënuar fitoren e dytë në Grupin I, ndërsa e ka edhe një humbje.