Pas disfatës nga Luksemburgu 2:1 javën e kaluar, futbollistet e Shqipërisë e kanë shënuar fitoren e parë në kualifikimet për “Euro 2025”. Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria e mposhti Përfaqësuesen e Estonisë me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi Grupit 5 të Ligës C.
Fortesa Berisha e shënoi golin e parë në minutën e 31-të, ndërsa asistoi për golin e realizuar nga Kristina Maksuti në minutën e 93-të.
Shqipëria është e dyta në grup me tri pikë sa ka edhe Luksemburgu që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Estonia është pa pikë.