Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pandevi rinovon kontratën me Genoan

Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev edhe në sezonin 2021/22 do të jetë pjesë e skuadrës së Genoas. Ekipi nga Serie A, të premten ka njoftuar se Pandev ka rinovuar kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit të ardhshëm.

Sulmuesi 38-vjeçar është pjesë e Genoas prej vitit 2015 është njëri prej tre lojtarëve të huaj me më së shumti paraqitje në Serie A. Ai ka 473 paraqitje dhe 101 gola të shënuar në Serie A, ndërsa është lojtari i pestë që ka shënuar të paktën 100 gola në Serie A. Për Genoan, Pandev në 156 ndeshje ka realizuar 28 gola.

Artikuj të ngjashëm