Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pandevi te Parma

Goran Pandev

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Goran Pandev, ka gjetur klub të ri në moshën 38-vjeçare. Ai i është bashkuar Parmas në Serie B.

Parma është klubi i shtatë në Italia për Pandevin, që ka bërë histori me Maqedoninë e Veriut.

Pandev deri më tani ishte te Genoa në Serie A, me të cilën skuadër kishte vazhduar bashkëpunimin për një vit pas Euro 2020. Por për shkak të hapësirës së vogël Pandev vendosi të kaloi te Parma.