Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq ka thënë se humbja në shtëpi nga Trepça ’89 pas fitores ndaj Llapit, është e dhimbshme.
Ai ka folur edhe për një tollovi të krijuar në afërsi të dhomave të zhveshjeve të fushës me bari sintetik në Ferizaj.
“Pas fitores së arritur ndaj Llapit, jam frikësuar se do të ketë një eufori dhe është vërejtur se ekipi ishte i lodhur. Kemi pranuar tre gola nga tri gjuajtje në portë dhe kjo humbje është e dhimbshme, sepse kemi bërë një hap të madh ndaj Llapit dhe nuk e kemi vërtetuar të njëjtën gjë edhe në fushën tonë. E shoh që kemi ende punë për të bërë, pasi edhe humbim edhe fitojmë. Këto humbje janë të dhimbshme. Edhe pse pranuam golin e tretë, mblodhëm forcat dhe ecëm para, ndërsa nuk na është dashur kaosi në fund të takimit. Do të punojmë përsëri dhe do të kthehemi”, ka thënë Panadiq.