Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pamje nga incidenti kur tifozi tentoi të grushtonte Edo Azemin

Ndeshja e katërt e plejofit për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës në Basketboll përfundoi me fitoren e Prishtinës ndaj Rahovecit, duke bërë që klubi kryeqytetas të sigurojë titullin e 14-të në histori.

Ndeshja që nisi si një spektakël i madh sportiv në vendin tonë, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa gjatë ndeshjes pati tensione në parket e në tribuna, kulmi u arrit në minutën e fundit të çerekut të tretë, kur u shënua një incident mes lojtarësh, raporton Koha.net.

Deshon Minnis i Rahovecit u bë gati të shënonte, por atë e pengoi kapiteni i Prishtinës, Edo Azemi. I nervozuar, Minnis e godet Azemin me top, dhe pas kësaj situata tensionohet kurse në parket futen edhe tifozë.

Madje njëri nga ta iu sul nga prapa kapitenit të Prishtinës për ta goditur, por që në vend të duhur u gjend Dardan Berisha i cili e pengoi atë.

Ndeshja u ndërpre për rreth gjysmë ore dhe u mor vendimi që palestra të zbrazet nga tifozët. Pas rikthimit në parket, zyrtarët e ndeshjes përjashtuan 3 lojtarë, dy të Rahovecit dhe Edo Azemin e Prishtinës.

Ndeshja përfundoi me rezultat 75 me 104 për Prishtinën.

Pamjet e incidentit mund t'i shihni duke klikuar KËTU