Mbrojtësi i krahut të majtë, Emerson Palmieri ka arritur për të firmosur kontratë të re me skuadrën e Chelseat, përcjellë "TribalFootball" të martën.
Me kontratën e re, Emerson do të jetë pjesë e Chelseat deri në verën e vitit 2024 dhe do të ketë një pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.
25-vjeçari, këtë edicion është i pazëvendësueshëm në krahun e majtë te Chelsea dhe deri më tani ka regjistruar gjashtë paraqitje në të gjitha garat. Ai te Chelsea u transferuar në janar të vitit të shkuar nga Roma për 20 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Santosi e Palermo.
Emerson vitin e shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Italisë dhe deri më tani ka gjashtë paraqitje.
Artikuj të ngjashëm