Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli favorit për Emersonin

Mbrojtësi i krahut të majtë, Emerson Palmieri, pritet t’i bashkohet skuadrës së Napolit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Napoli ka arritur marrëveshje me Chelsean, e cila do të zyrtarizohet brenda kësaj jave. Bazuar në marrëveshjen mes klubeve, Napoli do të huazojë Emersonin deri në fund të këtij edicioni kurse në verë do të paguajë rreth 15 milionë euro për blerjen e kartonit të tij.

26-vjeçari këtë edicion ka vetëm tetë paraqitje te Chelsea dhe ka kërkuar largimin nga ekipi londinez. Ai iu bashkua Chelseat në janar të vitit 2018 nga Roma kurse me londinezët ka kontratë deri në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm