Futbollisti anglez, Cole Palmer, pret rritje page nga drejtuesit e skuadrës së Chelseat. Ai ka kërkuar rritje të pagës, ndonëse nuk i ka bërë një vit të plotë prej se iu bashkua Chelseat nga Manchester City.
Anglezi 21-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2030. Në 37 ndeshje në të gjitha garat, Palmer ka shënuar 16 gola dhe ka kontribuar me 12 asistime.
Ai vlerësohet e ardhmja e Përfaqësueses së Anglisë. Me fanellën e Anglisë ka luajtur dy ndeshje.