Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea transferon Palmerin

Skuadra e Chelseat ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Cole Palmer.

21-vjeçari është prezantuar të premten te Chelsea, ekip me të cilin ka firmosur kontartë shtatëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Për kartonin e tij, Chelsea i ka paguar Cityt 50 milionë euro. Pas prezantimit te Chelsea, Palmer ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit nga Londra dhe me padurim pret debutimin e tij.

Ai është zhvilluar në akademinë e Cityt, ndërsa ishte pjesë e ekipit të parë prej vitit 2021. Palmer këtë edicion ka regjistruar tri paraqitje për Cityn, ku ka shënuar dy gola.

Artikuj të ngjashëm