Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Palmer mund të largohet nga City

Futbollisti i talentuar anglez, Cole Palmer, 21-vjeçar, mund të largohet nga Manchester City, pasi janë disa skuadra që janë interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

“Evening Standard” ka shkruar të shtunën se West Ham Unitedi ka shfaqur interesim për futbollistin me tipare sulmuese.

Por edhe mediumi gjerman “Sport1”, ka raportuar se Borussia Dortmundi dëshiron ta ketë në skuadër.

Për Palmerin ka folur edhe trajneri Pep Guardiola.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, do të qëndrojë apo do të shitet. Nuk besoj se do të ketë huazim për të”, ka thënë trajneri spanjoll.

Palmer ka kontratë deri në vitin 2026.

Ai së fundmi me Anglinë U21 e fitoi Kampionatin Evropian dhe pati paraqitje shumë të mira.

Edhe me Cityn ka pasur paraqitje që janë vlerësuar pozitive.

Artikuj të ngjashëm