Futboll

“Hat-trick” nga Palmeri në fitoren e Chelseat

Cole Palmer

Cole Palmer ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në fitoren e skuadrës së Chelseat.

Palmer realizoi “hat-trick” në fitoren 3:1 të Chelseat ndaj Wolverhamptonit.

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të Premier Leagues angleze.

Anglezi Palmer “hat-trick” realizoi në pjesën e parë. Fillimisht 23-vjeçari për 1:0 shënoi në minutën e 13-të nga pika e bardhë.

Mesfushori me tipare sulmuesi nga penalltia e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 35-të. Palmer “hat-trickun” e kompletoi tre minuta më pas.

Ndërsa golin e vetëm për Wolverhamptonin e shënoi Toluwalase Emmanuel Arokodare në minutën e 54-të.

Për Chelsean ishte fitorja e katërt rresht në kampionat.

Chelsea ka 43 pikë dhe e zë vendin e pestë. Wolvesi është në pozitën e fundit me vetëm tetë pikë. Rrezikon seriozisht largimin nga elita.