Chelsea ka shënuar fitore bindëse të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Premier Leagues.
Chelsea fitoi 3:0 ndaj Wolverhamptonit në shtëpi.
Klubi londinez të tre golat e shënoi në pjesën e dytë.
Mbrojtësi francez, Malo Gusto, e hapi serinë e golave në minutën e 51-të.
Joao Pedro e shënoi golin e dytë në minutën e 65-të.
Golin e fundit e realizoi Pedro Neto në minutën e 73-të.
Për Chelsean ishte fitorja e gjashtë këtë edicion. Ka edhe dy barazime dhe tri humbje. Numëron 20 pikë dhe tani është i dyti pas Arsenalit që prin me 26 pikë.
Ndërkohë Wolverhamptoni nuk di për fitore ende këtë edicion. Ka plotë nëntë humbje dhe dy barazime. E zë vendin e fundit me vetëm dy pikë.