Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Palestina me fitore historike në Kupën e Azisë

Përfaqësuesja e Palestinës ka shënuar fitore historike në Kupën e Azisë. Të martën, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Palestina triumfoi ndaj Hong Kongut.

Në duelin e grupit C, Palestina fitoi me rezultatin 3:0.

Për Palestinën, kjo ishte fitorja e parë pas një barazimi dhe një humbjeje në grup, por që i ka siguruar një vend në fazën nokaut. Me këtë fitore, Palestina përfundoi e treta me katër pikë dhe avancon tutje si njëri prej ekipeve më të mira në vendin e tretë.

Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën, ia siguruan Palestinës fitoren që ishte e para në turneun e Kupës së Azisë. Oday Dabbagh (12’, 60’) dhe Zaid Al Qanbar (48’) shënuan golat e fitores historike për Palestinën.

Palestina ishte në grup me Iranin, i cili e mposhti 4:1 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndeshje në të cilën luajti baras 1:1. Irani dhe Emiratet e kaluan grupin si dy të para respektivisht.