Legjenda e boksit, Manny Pacquiao, ka komentuar meçin e mbyllur baras në garën për titull bote në kategorinë e rëndë në WBC, mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt.
Wilder e rrëzoi dy herë për tokë Furyn, teksa ai fitoi raundet tjera për të nxjerrë barazim në një meç i cili po cilësohet kontrovers për vendimin e gjyqtarëve.
“Respekt për Furyn që ndoqi planin e tij të lojës dhe Wilderin që ngushtoi dallimin me dy rrëzime! Mezi pres të shoh rimeçin”, ka shkruar Pacquaio në Twitter.
Artikuj të ngjashëm