Ka përfunduar pa gola, pjesa e parë ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin me bar sintetik në qytetin e Gjilanit dhe i takon xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Në fakt, kjo është ndeshja e fundit e kësaj xhiroje.
Gjatë 45 minutave të para, Prishtina ishte më dominuese dhe kërkoi golin por nuk arriti ta zhbllokoj rezultatin. Për Gjilanin, kjo është ndeshja e parë këtë edicion në Superligë pasi kërkoi që dueli i xhiros së parë t’i shtyhej për kohë të pacaktuar shkaku i çështjeve organizative dhe financiare. Duket se klubi gjilanas, ka filluar këndelljen dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për këtë edicion. Në krye të ekipit, është rikthyer trajneri Gentjan Mezani.