Sport

Pa gola në Shkup pas pjesës së parë

Shkupi dhe Dinamo Zagrebi po e zhvillojnë ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë në Shkup është mbyllur 0:0.

Është zhvilluar ndeshje e barabartë. Shkupi ka tentuar të shënojë gjashtë herë, ku një goditje shkoi brenda kornizës, kurse Dinamo ka pasur shtatë tentime, dy prej të cilave ishte brenda kuadratit.

Edhe në ndeshjen e parë të luajtur në Zagreb, dueli ishte mbyllur me barazim, por 2:2.

Shkupi është i vetmi ekip shqiptar që ka mbetur ende në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.