Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi po luan baras ndaj Dinamo Zagrebit pas pjesës së parë të ndeshjes që po luhet në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja po luhet në Zagreb kurse pas 45 minutave lojë, rezultati është 1:1.
Shkupi kaloi në epërsi në minutën e 25-të nëpërmjet brazilianit Queven, ndërsa rezultatin për Dinamon e barazoi Arijan Ademi, i cili shënoi me kokë në minutën e 44-të.
Shkupi është ekipi i vetëm shqiptar që po paraqitet në raundin e dytë kualifikues të Championsit.