Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa fitues në derbin mes Egjiptit e Ganës

Egjipti dhe Gana kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e dytë të Grupit B të Kupës së Afrikës. Megjithatë, ky ballafaqim nuk dha fitues. Egjipti e Gana barazuan 2:2.

Mohammed Kudus i Ganës shënoi dy gola. Fillimisht realizoi supergol në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë.

Barazimi erdhi në minutën e 69-të kur realizoi sulmuesi Omar Marmoush.

Kudus dy minuta më pas realizoi sërish për epërsinë e ganezëve, por egjiptianët në minutën e 74-t barazuan shifrat me Mostafa Mohamedin.

Ishte edhe goli i fundit në ndeshje.

Superylli i Egjiptit, Mohamed Salah, u lëndua në fund të pjesës së parë duke detyruar trajnerin për zëvendësim.

Egjipti pas dy ndeshjeve ka dy pikë në vendin e dytë, ndërsa Gana ka një pikë në pozitën e fundit, aq sa ka edhe Përfaqësuesja e Mozambikut në vendin e tretë.

Grupit B i prinë Kepi i Gjelbër me tri pikë.

Artikuj të ngjashëm