Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah e ka shpëtuar Egjiptin nga humbja në ndeshjen e parë të Kupës së Afrikës. Egjipti, të dielën luajti 2:2 kundër Mozambikut në ndeshjen e parë të Grupit B. Në fakt, Salah ia siguroi Egjiptit barazimin me golin e shënuar në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Ai realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Egjipti startoi furishëm kundër Mozambikut, pasi në minutën e dytë e zhbllokoi rezultatin me anë të Mohamed Mostafas, i cili u asistua nga Salah. Megjithatë, Mozambiku u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me dy gola të shpejtë.
Fillimisht, Witi barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 55-të, ndërsa tre minuta më vonë kaloi në epërsi nëpërmjet sulmuesit Clesio Bauque. Pjesë e këtij grupi, janë edhe Gana e Kepi i Gjelbër.