Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ozili konfirmon largimin nga kombëtarja e Gjermanisë

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka konfirmuar largimin nga kombëtarja e Gjermanisë, pas trajtimit që ka marrë nga mediat gjermane dhe vet “Pancerët”.

Ai ka thënë se po pensionohet nga kombëtarja pas “trajtimit që ka marrë nga DFB-ja”, transmeton Koha.net.

Pas eliminimit nga Botërori të kombëtares së Gjermanisë, Ozil kishte marrë kritika të mëdha, jo për lojën e tij, por edhe për një foto që kishte pasur me presidentin turk Erdogan.

“Trajtimi që kam marr nga Federata e Gjermanisë, më bën që mos të dua më të veshë këtë fanellë. Nuk do të luaj më derisa të vazhdoj ta ndjej këtë mosrespekt e racizëm”, është shprehur Ozil.