Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi i del në mbrojtje Ozilit të kritikuar

Shkodran Mustafi respekton vendimin që ka marrë Mesut Ozil për t’u pensionuar nga kombëtarja e Gjermanisë, pas akuzave të shumta që ka marrë në lidhje me fotografinë e postuar me presidentin turk Recep Tayip Erdogan.

Mustafi dhe Ozil kanë qenë bashkëlojtarë në Kampionatin Botëror të vitit 2014, ku Gjermania ishte shpallur kampione, kurse vijojnë të luajnë bashkë edhe tek Arsenali.

“Më ka befasuar. Ai e ka marrë këtë vendim pasi e ka menduar mirë”, ka thënë Mustafi.

“Ky është një vendim personal, kurse unë si bashkëlojtar dhe si shok, do t’i jem pranë nëse do të ketë nevojë”.

“Natyrisht se jam i mërzitur, pasi Ozil është një futbollist i madh, i cili ka dhënë shumë për kombëtaren gjermane”.

“Sipas këndvështrimit tim, mungesa e tij do të vërehet, por ai tashmë ka vendosur dhe ne duhet ta respektojmë”, ka theksuar mbrojtësi.