Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi i del në mbrojtje Ozilit

Mesut Ozil dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane, pas situatës së krijuar për shkak të fotografimit të tij me presidentin turk Erdogan, me një fanellë të firmosur të Arsenalit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbrojtur mesfushorin e Arsenalit duke thënë se kritikat ndaj tij janë hipokrite, transmeton Koha.net.

“S’kam asnjë dyshim për besnikërinë e këtyre djemve ndaj kombëtareve. Dallimi është se ata kanë edhe një gjë më tepër në trashëgiminë e tyre. Ky qëndron problemi? Kjo është shumë e bukur. Kjo është arsyeja pse ky diskutim më duket hipokrit. Gjërat e këqija ndodhin për shkak se njerëzit nuk ishin informuar siç duhet”, ka thënë Klopp.

Artikuj të ngjashëm