Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali i jep mbështetje Ozilit pas largimit nga kombëtarja gjermane

Arsenali ka mbërritur në Singapor për të marrë pjesë në turneun “International Champions Cup”.

Vëmendja kryesore ishte te mesfushori i londinezëve, Mesut Ozil, i cili ditë më parë ishte pensionuar nga kombëtarja gjermane, shkaku i kritikave të shumta në drejtim të lojtarit sa i përket lojës dhe jetës së tij jashtë futbollit.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, pas stërvitjes së parë të zhvilluar në shtetin aziatik, foli për largimin e Ozilit nga kombëtarja e “pancerave”, transmeton KTV.

“Nuk kam çfarë të them për këtë çështje pasi është diçka personale e Mesutit kundër federatës gjermane. Por si ekip ne e përkrahim lojtarin, ne do të mundohemi që ai të ndihet mirë, pasi duhet të stërvitet shumë që të japë më të mirën e tij për skuadrën tonë”, ka thënë trajneri spanjoll Emery.

Arsenali në këtë turne do të luajë ndeshje miqësore ndaj Parisit, Atletico Madridit
dhe Chelseat.