Mesut Ozil edhe pse është larguar nga Kombëtarja e Gjermanisë, ka lënë të kuptohet se ai mund të rikthehet sërish në kombëtaren gjermane.
Por, i të njëjtit mendim nuk është përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, transmeton KTV.
“Ozil e ka deklaruar qartësisht pensionimin e tij dhe ia ka mbyllur vetes këtë derë, kështu që për kthimin e tij as që mund të diskutohet”, ka thënë Low.