Sulmuesi Victor Osimhen nuk është stërvitore me skuadrën e Napolit mëngjesin e së mërkurës, por ka udhëtuar me ekipin për në Barcelonë.
Të enjten, Napoli do të takohet me Barcelonën në “Camp Nou” në kuadër të ndeshjes së parë të 1/16 së finales së Ligës së Evropës.
Nigeriani ka pasur ngarkesë në gjurin e djathtë dhe si rezultat i kësaj nuk ka stërvitur me ekipin.
Me skuadrën italiane ka udhëtuar edhe futbollisti kosovar, Amir Rrahmani, i cili që disa muaj e ka fituar vendin e titullarit.
Te Napoli do të mungojnë Matteo Politano, Stanislav Lobotka dhe Hirving Lozano.
Artikuj të ngjashëm