Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimheni shkëlqen në fitoren e Napolit

Victor Osimhen shkëlqeu me gol e asist për Napolin që u kthye te fitorja në Serie A, pas dy humbjeve radhazi.

Napoletanët të shtunën fituan në shtëpi 2:1 ndaj Cagliarit.

Të tre golat u shënuan në harkun e gjashtë minutave.

Sulmuesi nigerian shënoi fillimisht për 1:0 në minutën e 69-të, para se Leonardo Pavoletti në të 72-n të barazonte rezultatin.

Në minutën e 75-të, vendimtar u tregua sërish Osimhen, që i dhuroi një asist të bukur Kvicha Kvaratsckhelias që shënoi për fitoren e Napolit.

Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen, derisa u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.

Edhe Napoli fiton pas një kohe të gjatë Futboll Napoli fiton pas një kohe të gjatë

Napoli ngjitet në vendin e katërt me 27 pikë.

Cagliari është i 16-ti me 13 pikë.