Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani dhe Napoli përfundojnë garën me fitore

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani dhe Napoli e kanë përfunduar garën në Serie A të Italisë me fitore në xhiron e fundit të elitës së futbollit italian.

Rrahmani dhe Napoli të dielën në xhiron e fundit fituan përballë Sampdorias me rezultatin 2:0. Victor Osimhen e shënoi golin e parë në minutën e 64-t nga penalltia. Giovanni Simeone shënoi në minutën e 85-të për rezultatin final të takimit.

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, e kompletoi ndeshjen. Napoli e mbyll sezonin si kampion me 90 pikë.

Sampdoria në pozitën e fundit bie në një rang më poshtë pasi ka marrë vetëm 19 pikë.