Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani e Napoli fitojnë tjetër ndeshje në Serie A

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka kompletuar dhe ka fituar tjetër ndeshje me skuadrën e Napolit në elitën e futbollit italian.

Napoli të shtunën fitoi në udhëtim te Salernitana me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.

Giacomo Raspadorit, që luajti titullar në vend të Victor Osimhenit të lënduar, shënoi për 1:0 pas vetëm 13-të minutash lojë.

Tetë minuta para fundit realizoi edhe zëvendësuesi Eljif Elmas.

Napoli ngjitet në tabelë në pozitën e katërt me 21 pikë. Salernitana mbetet e fundit me vetëm katër pikë.