Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani ia siguron fitoren Napolit në minutën e fundit

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani e ka shënuar golin vendimtar për Napolin, që të shtunën fitoi pas dy humbjeve e një barazimi në Serie A.

Rrahmani shënoi gol në fundin e ndeshjes për fitoren 2:1 të Napolit ndaj Salernitanas, në ndeshjen e xhiros së 20-të të elitës së futbollit të Italisë.

Për qendërmbrojtësin 29-vjeçar të Kosovës ishte goli i parë i edicionit aktual.

Antonio Candreva shënoi për mysafirët në minutën e 29-të, kurse Matteo Politano i barazoi shifrat nga penalltia në mintuën e katërt të shtesës në pjesën e parë.

Por Rrahmani me golin e minutës së 96-të i siguroi kampionit në fuqi të Italisë fitore shumë të rëndësishme.

Napoli tani ka 31 pikë, por ka mbetur shumë prapa kreut të tabelës.

Edhe Rrahmani e Napoli fitojnë tjetër ndeshje në Serie A Sport Rrahmani e Napoli fitojnë tjetër ndeshje në Serie A

Salernitana në pozitën e fundit ka 12 pikë.

VIDEO: